Përdorimi i vajit të palmës në produktet me origjinë shtazore është kthyer në një sjellje masive e prodhuesve të qumështit, gjalpit dhe djathit duke shkaktuar probleme serioze në shëndetin e qytetarëve.
Advertisements
Ligji detyron prodhuesit që të deklarojnë në etiketë përbërësit e produktit, por në shumë raste, ata e fshehin. Në këto raste është shkelje ligji, por në rastet kur u frohet fëmijëve në produktet e tyre, pa e ditur prindrit se çfarë po iu blejnë, është kriminale.
Advertisements
I tillë është dhe rasti i fundit, të cilin AKU e fshehu si rast, pra emrin e subjektit dhe të dhënat tjera të produktit të zbuluar me vaj palme, të padeklaruar në etiketë.“AKU bllokon 112 kg “djathë bebe të shkrirë” për mosdeklarim të të gjithë përbërësve ushqimorë në etiketë. Në kuadër të Programit të Punës mbi nisjen e hetimeve në stabilimentet prodhuese, përpunuese dhe ambalazhuese të qumështit dhe nënprodukteve të tij, janë kryer marrje mostre dhe kontrolle zyrtare, në këto subjekte.
Nga analizimi i produktit “djathë bebe i shkrirë” i mostruar në stabilimentin e përpunimit “E”, ka rezultuar me përmbajtje të yndyrnave bimore” njofton AKU.Siapas qendrës Alert bëhet fjalë për djath Bebe EKA, prodhim i kompanisë EKA – 2001, me Nipt K213070011 dhe adresë Rruga e Kavajës, 600 metër nga Lapidari i Pezës.
Inspektorët e AKU kanë marrë mostra për t’i analizuar për përbërësit, si dhe ngarkesat mikrobiologjike. Këto të fundit janë analizuar në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë Tiranë dhe kanë rezultuar konform. Ndërsa për përbërësit e produktit, mostrat janë dërguar në laboratorin e Mjekësisë Veterinare në Shkup (Maqedonia e Veriut). Ky laborator ka ncjerrë si rezultat se, në djathin e shkrisë (djath bebe) EKA, ka prani të vajit të palmës, i padeklaruar në etiketë.
Certifikata e analizës mban numrin Nr. 2023/9/65, datë përfundimi testimi 13.09.2023 për numrin e kërkesës 7884, si dhe njoftimit te subjektit Eka -2001. Ky dokument është protokolluar në AKU e Tiranës me nr. 10419, datë 03.11.2023.
Djathi që ka rezultuar me prani të vajit të palmës me emërtimin “Djath i shkrirë Eka Bebe” mban datën e prodhimit 22.08.2023 dhe afat përdorimi deri më 22.02.2024.
Megjithëse thuhet se subjekti ka bërë njoftimin për tërheqjen nga tregu të kësaj sasie, dhe sipas raportit të AKU u tërhoqën nga tregu 103 copë x 140 gramë dhe u bllokuan në ambientet e subjektit.
Megjithatë, AKU është ndalur në analizimin e një loti me datë prodhimi e afat përdorimi të lartpërmendur, por askush nuk garanton që sasitë e mëparshme të hedhura në treg dhe që lehtësisht mund të gjenden sot në markete, janë tërhequr plotësisht.
AKU është mjaftuar vetëm me një gjobë ndaj subjektit në vlerën e 100 mije lekëve, produkti nuk është asgjësuar, por vetëm do të rietiketohet nga subjekti e do të rihidhet në treg, ndoshta edhe me data tjera prodhimi e skadence…
Moskomunikimi i riskut për konsumatorët, edhe pse është detyrë ligjore e AKU dhe e vetë subjektit, të dyja vazhdojnë të shkelin ligjin.
Njoftimi në rrjete sociale pa asnjë të dhënë specifike është i padenjë për një institucion të rëndësisë së veçantë. /albeu.com