Lajm i keq për shqiptarët! Preken edhe emigrantët shqiptar, ja kur do të hyjë në fuqi ligji për lehtësimin e bashkimit familjar

by author

Ligji për lehtësimin e marrjes së kartës blu në Gjermani hyn në fuqi më 18 Nëntor. Në komunikimin e përjavshëm të të martave me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Bahri Cani nga “Deutsche Welle” shpjegon se karta blu do të lehtësojë bashkimin familjar si dhe shoferët profesionistë nuk do të kenë nevojë të flasin gjuhën gjermane.

Advertisements

Kjo është pjesë e njjë plani masash që Gjermania po ndërmerr për të plotësuar 700 mijë vende pune të mbetura bosh. Në Mars dhe në Qershor 2024 do të vijojnë hapat e tjerë për lehtësimin e bashkimit familjar edhe për prindërit apo vjehërrit.

Advertisements

Duke qenë se Gjermania kërkon që të tërheqë sa më shumë punëtorë të kualifikuar, Cani shpjegon edhe se cilët do të kategorizohen të tillë.

Pjesë nga biseda:

Bahri Cani: Bashkimi familjar vërtet është një problem shumë serioz, si duket për shkak të mësimit të gjuhës. Nuk e kuptoj pse njerëzit vërtet e kanë kaq të vështirë të mësojnë nivelin A1 që është niveli elementar i komunikimit mirëpo është fakt. Çështja e bashkimeve familjare do të lehtësohet jo tani në Nëntor, por në Mars të vitit të ardhshëm.

Aldo: Por prapë sidoqoftë do jetë gjuha apo jo?

Bahri Cani: Gjuha do të jetë për punëtorët pa kualifikim, kurse për punëtorët me kualifikim do të hiqet gjuha si faktor sepse Gjermania ka nevojë për fuqi të kualifikuar puëntore dhe po ua lehtëson edhe bashkimin, futet në fuqi në Mars. Ndërsa në Qershor të vitit të ardhshëm do të futet edhe pjesa, është njëfarë karte e shanseve quhet këtu dhe është dyfishimi i vizave për punëtorët e kualifikuar, pra është një ligj i cili do të futet në fuqi në 3 faza. Sa i përket bashkimeve familjare, do të mundësohet prej Marsit të vitit të ardhshëm bashkimi me prindër dhe vjehërri që e di që ka edhe probleme me familjet këtu, do marrim prindërit apo vjehërrinë mirëpo do të lehtësohet për punëtorët e kualifikuar, jo për punëtorët pa kualifikim.

Aldo: Na hape problem tjetër se hajde gjeje kush quhet i kualifikuar. Thotë ai unë kam 20 vjet që punoj hidraulik, quhet i kualifikuar?

Bahri Cani: Kjo është shumë e lehtë sepse në Gjermani duhet të bësh njohjen e diplomave. Lehtësimi i njohjes së diplomave futet në fuqi po ashtu në Mars që do të thotë deri tani është kështu që ti para ase të vish në Gjermani, duhet ta dërgosh diplomën, ta njohësh, autoritetet gjermane ta njohin ose jo, është ekuvalente me sistemin shkollor në Gjermani apo jo ndërsa prej Marsit të vitit të ardhshëm mund të gjesh një punë, të marrësh vizën e punës, vjen këtu dhe prej këtu bën njohen e diplomës. Mirëpo, punëtor i kualifikuar quhet ai që ka një diplomë të njohur nga autoritetet gjermane dhe jo thjesht të vijë e të them unë kam një diplomë si mjeshtër elektrik dhe pa e njohur askund, kjo nuk është e mundur. Duhet të njihet te autoriteti gjerman.

TË NGJASHME