Kujt i përkasin pjesët e trupit që u gjetën në Sarandë? Vjen njoftimi i parë i policisë

by author

Policia e Sarandës ka reaguar pas zbulimit të mbetjeve kockore humane mbrëmjen e së martës (14 nëntor) në fshatin Xarrë.

Advertisements

Mbetjet kockore të gjetura i përkasin kokës, ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit.

Advertisements

Mbetjet kockore humane ishte në proces dekompozimi do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme” thotë policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

TË NGJASHME