“Babi vr*u mamin”! Tragjike, burri qëllon gruan për vdekje në sy të fëmijëve

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Një burrë ka vrarë partneren e tij në sy të fëmijëve. Jameka Williams nga Misuri, po bëhej gati të dilte të premten mbrëma. Teksa ajo drejtonte flokët, partneri i saj dhe babai i dy prej katër fëmijëve të saj e qëlloi dhe e vrau.

Advertisements

Pas të shtënave fatale, vajza 14-vjeçare e Williams telefonoi teze duke bërtitur. “Babai im sapo vrau nënën time”, i tha 14-vjeçarja tezes. Burri iku me makinën e tij dhe që atëherë nuk është parë më, raporton New York Post.

Advertisements

“Është e dhembshme që fëmijët duhej të kalonin këtë përvojë traumatike. Këto do të jenë kujtimet e fundit që do të kenë nga mamaja e tyre”, tha e shokuar motra e viktimës.

TË NGJASHME