“Sinjal alarmi”! Thyhet rekordi, çfarë po ndodh me motin?

by author

Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i matur ndonjëherë. Sipas shërbimit të BE-së për ndryshimin e klimës, Copernicus, temperatura mesatare e sipërfaqes globale ishte 1,7 gradë mbi temperaturën mesatare të vlerësuar për tetorin përpara fillimit të industrializimit (periudha e refrencës vitet 1850-1900).

Advertisements

Që nga muaji qershor të këtij viti Copernicus Climate Change Service (C3S) çdo muaj po mat temperatura të reja rekord: pason përkatësisht muaji duke u konsideruar si më i nxehti – korriku, gushti, shtatori e tani edhe tetoti – i të gjitha kohërave. Që edhe nëntori e dhjetori 2023 sërish do të shënojnë temperatura rekord, kjo konsiderohet tashmë si e sigurtë. Jo vetëm në ajër, por edhe temperatura e sipërfaqes së detrave sivjet shpallet si vlerë rekord.

Advertisements

“Ne mund të themi me siguri të madhe, se 2023 është viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve të temperaturës dhe ndërkohë kemi 1,43 gradë mbi mesataren e periudhës para industrializimit”, thotë Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e C3S. Bashkë me të dhënat e këshillit për klimën IPCC, rezulton, se tetori 2023 ishte “tetori më i nxehtë në më shumë se 125.000 vjet”, shkruan Burgess në platformën e internetit Linkedin. IPCC ndryshe nga C3S i referohet edhe vlerave të matjes së shufrave të akullit që nxirren duke shpuar shtresat e akullnajave, rrathët e pemëve dhe kalçifikimeve në korale.

Drejtori i Copernicus Carlo Buontempo thotë, se është e qartë, që “temperaturat rekord sivjet japin një sinjal alarmi!” Për të minimizuar rrezikun e botës që po ngrohet gjithnjë e më shumë, duhet të pakësohen radikalisht emisionet e efektit serë – “e kjo duhet të ndodhë shumë shpejt. Ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë dijen që posedojmë dhe politika si dhe zakonet e mënyra jonë e sjelljes duhet të përshtaten me këtë domosdoshmëri”, thotë Buontempo në bisedë për DW.

TË NGJASHME