Dy të rinj humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së premtes në rajonin e Reggio Emilias në Itali.
Advertisements
Në aksident u përfshinë 3 makina të vogla dhe një kamion i ngarkuar me skela metalike, drejtuesi i të cilit u largua me shpejtësi nga vendngjarja, për t’u arrestuar disa orë më vonë nga policia.
Advertisements
Bëhet fjalë për një 39 vjeçar nga Reggio Emilia, i cili udhëtonte pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte pezulluar disa muaj më parë për shkak të konsumimit të alkoolit.
Aksidenti ndodhi në rrugën provinciale 111 në lokalitetin Caprara, në komunën Reggio Emilia të Campegine. Kamioni, për arsye të paqarta ka humbur ngarkesën e tij me komponentë çeliku për skelat e ndërtimit, të cilat kanë përplasur një makinë dhe goditur dy të tjerat.