Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani humbi jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm.
Advertisements
Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.
Advertisements
I riu humbi kontrollin e makinës tip “Benz” dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen përmes postimeve në rrjetet sociale.