Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke vendosur dy masa sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për dosjen e koncesionit të Sterilizimit. Gjykata vendosi dy masat detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Beqjan. Ish-ministri duhet të paraqitet cdo të premte në orën 15:30 në SPAK përpara oficerit të policisë gjyqësore.
Advertisements
Dosja ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera deri tani ka çuar në burg ish-zv/ ministrin Klodjan Rrjepaj dhe fituesin e koncesionit, Ilir Rrapaj. Në momentin e parë SPAK e fali Beqjan duke mos dhënë asnjë masë, por gjyqtari Erion Bani i kërkoi prokurorisë që të hetonte rolin dhe pasurinë e ish-ministrit.
Advertisements
Njoftimi i SPAK-ut
Gjykata vendosi caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Beqja me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Urdhërohet personin nën hetim Ilir Beqja që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Urdhërohet personin nën hetim Ilir Beqja të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ilir Beqja.