U hodh nga dritarja për t’i shpëtuar dh*nës së bashkëshortit, shqiptarja në gjendje të rëndë

by author

Një nënë e re me origjinë shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj në Itali, ku jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre të vegjël, për t’i shpëtuar grushteve dhe shuplakave të tij, sipas mediave të vendit fqinj.

Advertisements

Mësohet se shqiptarja ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë, bashkëshorti i saj, po me origjinë shqiptare është arrestuar.

Advertisements

Sipas mediave italiane, mendohet shkak ka qenë xhelozia e çmendur e burrit dhe besimi i tij se partnerja e tij e kishte tradhtuar.

Pavarësisht pranisë së fëmijëve, mbrëmjen e së enjtes ai filloi të dhunonte bashkëshorten me grushte dhe shuplaka derisa ajo u hodh nga dritarja e banesës, e cila është ndodhet ne katin e dytë të një pallati në via Zanardi.

TË NGJASHME