Kush janë të arrestuarit, nga shefi, te Breçani dhe krushku në kërkim(Emrat)

by author

Në foto; Jonida Babameto, Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Erzen Breçani

Advertisements

11 urdhër arreste u lëshuan mbrëmjen e djeshme për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit për lidhje me botën e krimit. Arrestimet erdhën pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC. Mes të arrestuarve janë ish-zv/ drejtori i policisë Tiranë në qeverisjen e Sali Berishës, Erzen Breçani me djalin, Eralbin, shefi i krimeve të komisariatit nr.6 Dedan Gjoni, oficerja Jonida Babameto, por edhe dy elementë të botës së krimit në Kukës, Besmir Mustati dhe Bujar Germizi.

Advertisements

Pesë janë në kërkim, katër dyshohet se fshihen në Spanjë, kurse tjetri është biznesmeni Ervin Mata, i cili ka lidhje krushqie me Breçanin. Djali i madh i ish-zyrtarit të policisë është martuar me motrën e Ervin Matës. Akuzat kundër këtyre personave janë për tentativa vrasje, drogë, pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

11 urdhër arreste

Të arrestuar
Erzen Breçani
Dedan Gjoni
Eralbi Breçani
Jonida Babameto
Besmir Mustati
Bujar Germizi

Në kërkim
Ervin Mata

Dyshohen se fshihen në Spanjë
Besmir Murati
Artan Sulejmani
Albert Prenga
Bajram Grabova

TË NGJASHME