Të premten vonë ose të shtunën herët do të kemi ardhjen e një fronti shumë të fuqishëm të ftohtë ajror dhe krijimin e një cikloni bombë në viset tona.
Advertisements
Si pasojë priten reshje të dendura bore në Kosovë e pastaj edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Reshje bore priten edhe në ultësirat e Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa në Shqipëri reshje të dendura bore priten në veri- verilindje të vendit, pastaj edhe në lindje dhe juglindje si dhe normalisht në të gjitha zonat kodrinore-malore të vendit.
Advertisements
Pas një kohe shumë të gjatë do të kemi një dimër të vërtetë në fund të Nëntorit dhe eventualisht në fillim të Dhjetorit dhe kjo mund të jetë një hyrje në një dimër të gjatë, por sinqerisht të shpresojmë që jo dhe të shpresojmë që masat ajrore polare në vendet tona të zgjasin sa më pak.
Temperaturat do të ulen të shtunën e sidomos në dielën dhe të hënën dhe nëse kemi kthjellim të motit atëherë ato minimale mund të shkojnë deri në -12 gradë Celsius, e në viset malore në rajon deri në -18 gradë Ceslius.
Këto harta dhe informacione ende do të ndryshojnë ngapak dhe të shpresojmë të “zbuten” pak deri në premten.