Ky është djali i Erzen Breçanit, roli i tij në trafikun e kokainës(Foto)

by author

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 26-vjeçari Eralbi Breçani, djali i ish-drejtuesit të Policisë, Erzen Breçani, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Advertisements

Policia nuk arriti dot ta vinte në pranga atë në operacionin e dy ditëve më parë, ku u godit një grup i strukturuar kriminal, ndërsa u arrestua babai i tij, Erzen Breçani.

Advertisements

Eralbi Breçani është i martuar me motrën e Ervin Matës, i njohur me nofkën “Boli”, një personazh i njohur si biznesmen por i përfolur shpesh në qarqe të errëta. Po ashtu, edhe ky i fundit u shpall në kërkim nga SPAK në kuadër të të njëjtit operacion, teksa dyshohet si “koka” e grupit të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.

Si Eralbi Breçani, po ashtu edhe Ervin Mata, dyshohet se ndodhen jashtë shtetit, teksa bashkë me ta u shpallën në kërkim dhe shtetasit: Ismail Zeneli, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova.

Në dosjen e SPAK thuhet se Ismail Zeneli ishte pritës i lëndës narkotike, financues dhe personi përgjegjës për nxjerrjen e lëndës narkotike nga Porti. Artan Sulejmani bashkëpunëtor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20 kg kokainë.

Eralbi Breçani dhe Besmir Murati financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligjshëm. Këta persona nuk kanë bashkëpunuar rastësisht, por ndërveprojnë në të paktën dy raste me njëri tjetrin për kryerjen e veprave penale.

Ndërkohë, sipas SPAK-ut, Erzen Breçani, në dijeni të plotë të aktivitetit të jashtëligishëm që ushtron djali i tij Eralbi Breçani, ka kërkuar shuma parash, burimi i së cilave ka qënë trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike, duke i investuar në aktivitetin tregtar “HEC DRITA ENERGY”, me administrator Eralbi Breçanin.

Këto perfitime të paligjshme janë investuar në HEC nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi në institucionet përkatëse. Në lidhje me faktet e mësipërme, SPAK e akuzon Breçanin për veprën penale të pastrimit të parave.

Gjithashtu, Erzen Breçani dyshohet se ka konsumuar dhe veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit, duke i dhënë informacione shtetasve Bujar Ajeti, si dhe Nuredin Dumani në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

TË NGJASHME