E bujshme! Zbulohet arsyeja e vërtetë e sherrit mes Ervin Matës dhe Martinajt në Ish-Bllok, nuk ishte për një vajzë

by author

Arben Meçe foli në një intervistë televizive për personazhet më të njohura të botës së krimit, Ervin Matën dhe Ervis Martinaj, që janë bërë kryelajmi i ditëve të fundit pas arrestimeve të bujshme nga SPAK-u.

Advertisements

Meçe solli në vëmendje sherrin që u bë disa vite më parë në një lokal në Ish-Bllok mes grupit të Matës dhe Martinajt, ku mbeti një i vrarë.

Advertisements

Opinionisti tregoi arsyen e vërtetë se pse ndodhi sherri dhe sipas tij nuk ishte për një vajzë.

“Në qendër të këtij grupimi, që është grupim i strukturuar kriminal është Ervin Mata. Për ndjekjen e këtij grupi janë angazhuar, shërbimi amerikan i luftës kundër drogës, shërbimi gjerman, shërbimi belg, ai brazilian, i Ekuadorit dhe tani ky shqiptar.

Janë gjashtë shërbime që po merren me një person që ishte harruar në Shqipëri. Një person që doli në skenë nga një konflikt, i cili u deformua dhe u kthye në një konflikt për një vajzë. Në fakt nuk ishte kjo e vërteta. Por kur shoh që për këtë person po angazhohen gjithë këto shërbime, kuptoj rëndësinë dhe pozicionin që ka ai në tregun ndërkombëtar të kokainës.

Ky personazh në këto momente që flasim po bën ndërtim në qendër të Tiranës. Po bën ndërtimin më serioz. Teza që krimi i organizuar po pastron paratë në Tiranë materializohet pikërisht te ky person. Por kush është Ervin Mata? Ky na del në lidhje krushqie me Erzen Breçanin, drejtuesi i trupës së mbrojtjes fizike të Sali Berishës. Edhe dy djemtë e tij janë të implikuar në tregun e drogës. Mos harrojmë që Mata ka qenë në konflikt me kryekriminelin Ervis Martinaj dhe përleshja nuk u bë për një femër.

Por kush do të merrte lejen e ndërtimit te ekspozita. Dy grupe kaq të fuqishme janë ndeshur në Tiranë fizikisht. Media dhe policia shqiptare e deformuan ngjarjen.

Por jo vetëm kaq. Ervis Martinaj ishte personi që u financua nga PD-ja dhe u bë një hambar i lekëve, kontingjenteve të armatosura paramilitare që stimulonin dhe financonin shprehjen e Berishës që: “Unë me 5 laçianë marr qeverinë.” Kush ishin 5 laçianët? Ishte struktura e armatosur e Ervis Martinajt. Krahu i djathë i Berishës, si krah i armatosur. Personazh që u fut në tregun e lojërave vetëm në raportin Shkëlzen-Berishë”, tha Meçe.

TË NGJASHME