Tragjike! Kush ishte biznesmeni që u hodh nga kati i 9 i pallatit në Durrës?

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrrës, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, në fillim të shëtitores “Taulantia”, ku 40-vjeçari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9 i një pallatit 12-katësh.

Advertisements

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në taracën e katit të dytë. Viktima raportohet se është biznesmen me inicialet I,.M dhe baba i dy djemve, teksa banon në këtë pallat.

Nuk dihet ende arsyeja pse ai e ka ndërmarrë këtë akt, por policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

TË NGJASHME