Sulm me armë! Qëllohet me plumba autobusi i ekipit të futbollit

by author

– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin nigerian. Skuadra Sunshine Stars po udhëtonte për të zhvilluar një ndeshje me Insurance të Beninit, kur autobusi i tyre u sulmua. Disa lojtarë dhe menaxheri Seun Betiku kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital për kurim.

Advertisements

Në një deklaratë nga Sunshine Stars thuhej: “Na trishtohen zemrat të informojmë nigerianët, veçanërisht dashamirësit e futbollit se ekipi ynë u sulmua me armë, disa minuta më parë përgjatë autostradës Ore-Benin, teksa do të luanim një ndeshje të Elite League, kundër Insurance të Beninit, të planifikuar për këtë fundjavë. Më tej, nga klubi janë dhënë edhe detaje.

Advertisements

Ndihmësi ynë i topave u qëllua në sulmin e tmerrshëm. Menaxheri i ekipit tonë dhe zyrtarë të tjerë të klubit, përfshirë lojtarët, janë lënduar rëndë. U desh ndërhyrja e oficerëve të Korpusit Federal të Sigurisë Rrugore që ndihmuan në shpëtimin e zyrtarëve të plagosur dhe personit të qëlluar. Oficerët dërguan të plagosurit në spital. Shpresojmë që të bashkoheni me ne në lutje”.

Xhamat e autobusit u thyen nga plumbat dhe fansat iu përgjigjën lajmit tronditës duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Njëri shkroi: “Lutje për shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”. Një tjetër shtoi: “Zemra jonë është me ju, shërim të shpejtë për të gjithë në emër të Jezusit, lutemi dhe shpresojmë për një komb më të mirë”. Një i tretë tha: “U uroj djemve një shërim të shpejtë”./ZËRI/

TË NGJASHME