Sipas parashikimeve te SHMU, për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.
Advertisements
Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë vendi ynë parashikohet me mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herws deri tw dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikkohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Advertisements
Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.
Nga kushte të paqëndrueshme atmosferike do të përfshihet edhe dita e Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje përsëri reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ngrohta jugore pritet një rritje e temperaturave në mesjavë si dhe përsëri rënie e tyre duke filluar nga dita e Premte dhe kryesisht fundjavën e ardhshme