“Gjithë Papëri e di se kush jeni ti e jot ëmë!”, xhaxhai trondit mbesën live, ja çfarë i thotë

by author

Në telefonatën e Ilirit gjatë seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”, ndërhyn edhe mbesa e tij, Dorina. Dorina erdhi dy javë më parë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’u përballur me nënën e saj së cilës i thoshte se e kishte lënë mes 4 rrugëve

Advertisements

Historia e saj është prekëse sepse ka kaluar një kalvar problemesh me shëndetin dhe kërkon që të ketë një shtëpi. Xhaxhai i saj Iliri, thotë se shtëpia në Papër të Elbasanit që familja e Dorinës banon është e tij, por deri në këtë moment ai nuk ka konfirmuar të ketë një certifikatë pronësie.

Advertisements

Ilir: Dorina të vejë e të marrë kredi dhe të blejë shtëpi se është 34 vjeçe! Nuk i jap unë shtëpi Dorinës!

Dorina: Lalë Iliri, unë jam mbesa jote dhe gjaku jot, jam gjaku jot dhe unë me gjithë hallet që unë kam, me gjithë problemet që unë kam, të ngel mes 4 rrugëve, ti si më përgjigjesh?

Eni Çobani: Po s’mund të marrë kredi Ilir se është e sëmurë, ju e dini. Çfarë kredie mund të marrë? Duhet ta vëmë një çikë dorën në zemër për njerëzit, të lutem. Vëllain e ke në karrocë, e ke të paralizuar.

Ilir: Dorina është 34 vjeçe, punon në punë shteti, ka mundësi të vejë e të marrë kredi në bankë dhe të marrë shtëpi nëse do të ikë.

Dorina: Të kam thirrur lalë gjithë jetën!

Ilir: Të kesh turp! E di gjithë Papëri se kush je ti! E di gjithë Papëri se kush është jot ëmë!

Dorina: Mua? Mbesën tënde? Për çfarë më dika gjithë Papëri? Çfarë kam bërë unë që qenka kaq e turpshme për ty?

Ilir: Shko në bankë të marrësh kredi e të marrësh shtëpi. Shtëpia është imja!/tvklan.al

TË NGJASHME