Ura e tragjedisë është shndërruar në një altar me lule dhe drita, një vend i dhimbshëm pelegrinazhi ku mbizotërojnë lotët e përqafimet për humbjen e tre të rinjve, të gjithë në të 20-at e tyre: Altinit, Eglit dhe Giulia-s. Fotot e tyre qëndrojnë të vendosura pikërisht aty, bashkë me hapësirën boshe të barrierave që tashmë mungojnë pasi u morën para nga makina me të cilën ata udhëtonin.
Advertisements
“Ishin miqtë e mi, shiko sa të bukur janë”, prek me fjalët e saj një vajzë e re. Prek fotot lehtë dhe shton “i vendosëm mbrëmë në darkë, duheshin dhe e lanë këtë botë bashkë”, duke iu referuar Altinit dhe Giulia-s, të cilët ishin të dashur.
Advertisements
Shtëpia ku jetonte Giulia është pak minuta me makinë nga ajo urë e mallkuar. Nëna e saj Dorotea nuk është aty, ajo është ende në shok. Ishin shumë të afërt, pohojnë të gjithë, njëzet vjeçarja kishte ndjekur hapat e tij, duke u apasionuar pas gjimnastikës artistike, derisa u bë mësuese.
Një vajzë që askush nuk ndalet ta përkufizojë si gazmore, plot jetë dhe entuziazëm, bujare dhe pasionante. Mbi tavolinën e saj në dhomën e gjumit ka ende libra, e oraret e leksioneve. Babai Vittorio kërkoi mëngjesin e së shtunës në morg që të shihte të bijën. Nuk qe e mundur, nuk ishte ende momenti dhe dhimbja prevaloi.
Në shtëpinë e Giulia-s, gjatë pasdites, kushërinjtë e saj, Alessandro dhe Lorenzo kujdesen për 3 qentë e çiftit. Kushërinjtë u rritën bashkë, në dy vila të vogla që janë të vendosura përballë njëra-tjetrës. Lorenzo dhe Giulia ishin një moshë dhe u rritën si të ishin vëlla e motër.
“Unë dhe Altini ishim miq, jemi njohur në shkollë, do ta dua gjithmonë fort, por më mori kushërirën”, thotë duke mbajtur lotët. “Por nuk mund të them që nuk e kam me të inatin. Bëri një budallallëk, ishte i papërgjegjshëm. Megjithatë të thuash që ka qenë faji i Altinin, apo që e ka vrarë ai, janë dy gjëra të ndryshme. Ai nuk donte t’i bënte keq, e donte shumë”.
‘Altini, pasi humbi vëllain e tij më të vogël Admirin, në maj të këtij viti për shkak të një aksidenti me makinë, nuk ishte më i njëjti. Nuk donte të dilte, nuk donte të fliste, nuk donte të dëgjonte ato ngushëllimet e vazhdueshme”, vijon Lorenzo. “Që prej asaj dite nuk punonte më, tani po kërkonte diçka.
Ngushëllimi i vetëm ishte ajo BMW që kishte blerë me kursimet e punëve të para, pasioni i përbashkët që kishte me vëllain e tij të vogël. Nuk ishte mirë”. Atë natë, tregon kushëriri, “i kisha kërkuar Giulia-s dhe Altinit që të vinin tek shtëpia ime, kishin ardhur edhe herë të tjera. Por fillimisht nuk donin të dilnin, folëm me mesazhe. Ndërsa makinën e morën bashkë me Eglin dhe nuk u kthyen më”.
Në shtëpinë e 22-vjeçarit Altin Hoti, drama është ajo e një nëne që në pak muaj ka humbur dy djem. “Kam humbur tre”, thotë ajo duke qarë. E pamundur për ta ngushëlluar, sepse Giulia-n e kishte si vajzë.
20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjekur në çdo mënyrë për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij. Miqtë e tjerë ndihen gati me fat. Kush nuk hipi në makinë, kush u largua pak më herët, kush e kishte lënë për të dalë, por e zuri gjumi, si Vittorio. “Fati i tha që nuk ishte momenti i tij”, komentojnë njerëzit e mbledhur fare pranë urës tragjike.
Sami Binakaj, kryetar i komunitetit kosovar dhe shqiptar të Venezianos u solidarizua me familjet Gjeci dhe Hoti. “Nuk mund të vdesësh kështu në njëzet vjeç‘ – thotë ai -. ‘Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre, ne duhet të flasim për këtë në shtëpi. Shpejtësia të merr jetën.” Sipas Binakajt, pasioni për makinat tek fëmijët është edhe një mesazh:
‘Një makinë e madhe dhe e shpejtë është paterica e tyre, të ngrihen nga toka, të ndihen më të mëdhenj. Ata nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme është’. Të dielën në mëngjes një grup miqsh do të mbërrijnë nga Verona për lamtumirën e fundit: “Me BMW-të tona do të bllokojmë urën për të kujtuar Altinin”./ Corriere