Pasi ka luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe ka rritur ekonominë e shqiptarëve, Edi Rama kërkon që të mbylli tregun gabi, njohur ndryshe si tregu i rrobave te përdorura. Kjo për arsyen se në tregjet shqiptare do të shiten vetëm rroba firmato dhe të markave të çërtifikuara. Ky vendim është hedhur për shqyrtim në një relacion të publikuar së fundmi, ku qeveria e sheh të udhës t’i veshi shqiptarët me rroba të shtrenjta që blihen në butikët e qendrave tregtare.
Advertisements
“Projektligji i kushton një rëndësi të veçantë masave për mbrojtjen e markave dhe të drejtave të pronarëve të markave nga cenimet që u bëhen atyre nga spekulatorë dhe manipulatorë të tregut. Në këtë aspekt, projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë dhe kështu me radhë”, thuhet në relacion.
Advertisements
Madje në këtë projektligj ju njihet e drejta pronarëve të markave të ngrenë padi në gjykatë ndaj tregtarëve si dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që ju është shkaktuar. Thënë ndryshes, synohet që më çdo mënyrë të mbyllen tezgat e rrobave të reja apo përdorura që vijnë nga Turqia, Kina, Indonezia apo vënde të tjera. Këto rroba ndoshta nuk janë firmato, por me to punojnë tregtarët e tregjeve lokale si “tregu çam”, “tregu i Medresesë”, apo dyqane të vogla që kanë rroba të ndryshme.
Si duket qeveria kërkon që të favorizojë qendrat tregtare për të pasur sa më shumë klientë dhe për të mbyllur sa më shumë biznese të vogla, apo për të falimentuar të vetëpunësuarit. Kosto pritet të ketë edhe për shqiptarët, të cilët në vështirësi ekonomike, preferojnë të blejnë rroba të përdorura apo të një cilësie më të dobët, për të kursyes më tepër para për jetesën e tyre.