Sporti në zi/ Ndërron jetë në fushë futbollisti i njohur, goditet nga rrufeja në mes të lojës

by author

Ngjarje tronditëse në Brazil! Konkretisht, një futbollist amator 21-vjeçar, Caio Enrique, mbeti i vrarë nga rrufeja gjatë një ndeshjeje, ndërsa 6 lojtarë u plagosën rëndë dhe përfunduan në spital!

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen mes Santo Antonio da Platina dhe Uniao Japirense de Japira, për fazën e parë të Kupës Rajonale të Futbollit Amator të Brazilit. Mesa duket ndeshja është ndërprerë në çast dhe nuk ka vazhduar pas ngjarjes së paimagjinueshme dhe tragjike.

Advertisements

“Ne pamë rrufe që ranë drejt dhe poshtë. Ishin disa lojtarë që ishin rreth topit dhe rrufeja goditi vetëm njërin. Të gjithë ranë, disa u ngritën dhe disa qëndruan poshtë. Ata morën ndihmën e shpejtë, por fatkeqësisht njëri ndërroi jetë”, shpjegoi për “RPC” Drejtori Komunal i Sporteve të Santo Antonio da Platina.

TË NGJASHME