E BUJSHME! Gazetari investigativ përfundon në SPAK, Agjentët e BKH ‘mësyjnë’ edhe në banesë

by author

Gazetari investigativ, Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit që prej orës 10:00 të paradites së sotme (13 dhjetor) është marrë në pyetje në ambientet e SPAK për disa orë rresht.

Advertisements

Mësohet se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Gazetarit i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet.

Advertisements

Një kërkesë kjo që bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin.

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë dërguar Qynon në banesën, ku më pas kanë ushtruar kontrolle. Një grup tjetër i agjetnëve të BKH ka shkuar në ambientet e televiozionit ku ai ushtron profesionin e gazetarit.

Urdhri për kontroll është bërë me vendim gjykate, me firmë të gjyqtares Atalamta Zeqiri.

TË NGJASHME