Pasi ndau eksperiencën me djalin, i cili u angazhua në not në moshën 9-vjeçare, Fidel Ylli tregon edhe për një pasion tjetër të të birit. Aktualisht Devi jeton në SHBA ku po ndjek një ëndërr tjetër, të ndryshme nga sporti, muzikën nën emrin Big Cruz.
Advertisements
Ky i fundit shihet në rrjetet sociale që bën një jetë luksi, me makina nga më të shtrenjtat dhe në shoqërinë e alkolit dhe vajzave.
Advertisements
Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, u transmetua klipi i tij, paksa ‘pikant’ dhe Fidel Ylli zbuloi diçka rreth karrierës të të birit.
Aldo: Ky është çuni i Fidelit, është ai në mes, mes atyre gocave, por kjo nuk ka lidhje me notin, kjo ka lidhje me hobin tjetër. Si po shkon djali me këtë muzikën e gjërat?
Fidel Ylli: Shiko unë i vura një kusht, i thashë që ne nuk kemi ardhur në Amerikë që ti të bëhesh muzikant ose të bëhesh notar. Ne kemi ardhur që ti të bëhesh një student i mirë, të marrësh diplomën, që të jesh i devotshëm për veten tënde dhe për shoqërinë. Pastaj patjetër, edhe notin, edhe muzikën, edhe hobin që ke aty i ke, të kesh mundësi që ti të gjitha t’i bësh, por shkolla për ne ka qenë prioritet. Kjo ka qenë vajtja jonë sepse ai i kishte të gjitha të mirat në Tiranë. Por meqenëse u dha një mundësi, na doli një lotari amerikane dhe ne të mos e humbnim këtë shans, bëmë një sakrificë për këta fëmijë që t’i shkollonim.
Aldo: Edhe këtë që thua hobi ti, ku i dihet.
Fidel Ylli: Po pikërisht,nuk i dihet. E ka marrë një kompani tani që është duke e menaxhuar.