“Njerëzit dolën në rrugë”, tërmet në vendin fqinj

by author

Një tërmet me magnitudë 3.6, është regjistruar pak para orës 08:00 në provincën e Reggio Calabria-s.

Advertisements

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti e kishte epiqendrën midis Samo, Ferruzzano dhe Motticella në një thellësi prej 14 kilometrash.

Advertisements

Tronditja u ndje dukshëm si në Reggino ashtu edhe në Messina. Për momentin nuk raportohet për dëme apo viktima.

“Tërmeti u ndje mjaft fuqishëm. Njerëzit dolën në rrugë dhe janë ende jashtë shtëpive të tyre sepse kanë frikë,” deklaroi Paolo Pulitanò, kryebashkiaku i Samo.

TË NGJASHME