Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe fillimin e 2024-ës , meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik

by author

Kushtet atmosferike të mbylljes së vitit 2023 nuk do të jenë të njëjta me ato të nisjes së vitit 2024. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja bën të ditur se pritet që 3 ditët e para të Janarit 2024 do të shoqërohen me reshje, të cilat do të jenë të pakta dhe nuk do të sjellin problematika.

Advertisements

“Megjithëse do të ketë vranësira të shpeshta, nuk do të mungojnë dhe intervalet me kthjellime. Parashikohet në fakt që pas mesnatës së 31-shit dhe duke u futur në vitin 2024, do të kemi dhe shpeshtim të vranësirave, do të kemi reshje dhe kjo do të bëjë që datat 1, 2 dhe 3 të nisin me reshje,

Advertisements

të cilat do të jenë të pakta dhe do të jenë në sasi që nuk do të sjellin problematika. Përsa i përket, vlerave termike, temperaturat e ajrit luhaten sot, nga 0 gradë më e ulëta, kjo në zonat e thella malore, ndërsa maksimalet ngjiten në 12 apo 13. Nga 5, 6 deri në 9 janë minimalet në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa maksimalet në 17 apo 18 gradë”, shprehet sinoptikanja Lajda Porja.

Duket se krejtësisht e kundërta do të ndodhë me përfundimin e 2023-shit, gjatë ditëve të fundit të tij pritet të na shoqërojnë kthjellimet dhe kushtet e qëndrueshme atmosferike.

“Mbyllet viti 2023 me kushte të qëndrueshëm atmosferike, ku kthjellimet do të jenë prezente, vranësirat do të jenë të shpeshta dhe nuk pritet që të ketë reshje të paktën deri pas mesanatës. Në fakt, 2024-a do të futet me mot të paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira, reshje të pakëta të cilat do të nisin që nga data 1”, thotë Lajda Porja.

Epo, me diell, shi, apo dëborë, rëndësi ka që 2024-shi të nisë mbarë për të gjithë!

TË NGJASHME