Mesazhi përlotës i nipit për tezen e tij që përballet e vetme me sfidat e jetës

by author

Jeta na përball me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, por mënyra sesi gjithësecili nga ne i përballon e bën atë më të fortë si edhe shembull për të tjerët.

Advertisements

E tillë ishte historia e Elës që ishte ftuar këtë mbrëmjë në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ nga nipi i saj, Joani. Kur Ela ishte studente ishte njohur me Sajmirin me të cilin kishte rënë në dashuri dhe ishte martuar. Gjatë kohës që Ela ishte shtatzanë mjekët i kishin thënë që fëmija mund të kishte probleme shëndetësore.

Advertisements

Pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve, Ela dhe Sajmiri kishin vendosur që të mos e abortonin djalin. Ndërkohë që djali rritej problemet shëndetësore kishin filluar të shfaqeshin. Sfidat për prindërit nuk kishin të mbaruar pasi disa vite më vonë Sajmiri ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme.

Fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë dhe Elës i ishte dashur që të përballonte jetën e vetme.

Joani në studio rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar tezja e tij pas ndarjes nga jeta të Sajmirit. ‘Teze të solla këtu për të të thënë tre gjëra. Si fillim dua të të kërkoj falje që u largova për në Gjermani, por dua të të falenderoj që më ke mësuar se çfarë do të thotë të përballesh me vështirësitë në jetë.

Të lutem që të jesh gjithmonë e fortë siç ke qenë dhe të mos dorëzohesh asnjëherë!’,ishte mesazhi i Joanit për tezen..

Ela u shpreh se i ishte mirënjohëse nipit dhe familjes së motrës sepse pa ndihmën e tyre nuk do t’ia kishte dalë mbanë. Gjithashtu ajo rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar gjatë gjithë këtyre viteve si dhe sfidat me të cilat përballet çdo ditë.

TË NGJASHME