Nëna e katër fëmijëve dyshohet se i dha fund jetës katër ditë më parë duke pirë fostoksinë. Ajo jetonte në fshatin Vadardhë të Sukthit me familjen dhe sipas raportimeve të para, ishte në gjendje të rënduar emocionale pas disa llogarive false me fotot e saj që ishin hapur në Tik Tok.
Advertisements
41 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë i vetmi që e ka gjetur pa ndjenja në dhomën e gjumit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.
Advertisements
Pavarësisht raportimeve se shkak për vetëvrasjen e Bedrie Lokës mund të jetë bërë bullizimi dhe postimet denigruese në rrjetet sociale, Policia e Durrësit po heton dhe një pistë të re. Dyshimet janë se gruaja dhunohej nga bashkëshorti dhe familja.
Shtetasi Ervis Loka është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga hetuesit, por deri paraditen e këtij 6 Janari nuk ka informacion nëse ai është thirrur për të dhënë dëshminë e tij, apo në cilësi të tjera.
Fqinjët janë shprehur për mediat se 41 vjeçarja ishte një grua punëtore dhe kishte rritur e vetme katër fëmijët, pasi bashkëshorti e kishte lënë shtatzënë dhe ishte arrestuar e dënuar me 7 vite burg në Greqi. 41 vjeçarja ishte bërë vetë baba dhe nënë për katër fëmijët.
Ndërkohë, koleget në fabrikën e litarëve të anijeve ku viktima punonte, janë shprehur se ajo kishte pasur dhe një konflikt me një punonjëse tjetër dhe fill pas tij në rrjetet sociale u hap një llogari e rreme që shpërndante përmbajtje denigruese.
Bashkëshorti është shprehur më herët se ata e kishin gjetur privatisht se personi që shpërndante fotot e gruas me shënime denigruese në Tik Tok ishte kushërira e saj e parë, vajza e tezes. Kjo shtetase, aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë.
Policia e Durrësit dhe organi i akuzës janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë që ka shokuar opinionin publik në ditët e para të janarit 2024. Krahas hetimeve për bullizim dhe denigrim në rrjetet sociale, rasti i Bedrie Lokës po hetohet dhe për dhunë në familje.
Vëllezërit e të ndjerës kanë ngritur dyshimet se motra e tyre dhunohej dhe bullizohej dhe nga vetë familja e burrit, pasi ky i fundit ishte kthyer në shtëpi në ditët e fundit të 2023-shit, për festa. Personat që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, janë shprehur se Bedrie Loka është varrosur me shenja e të nxira në trup.