Vëllezërit e 41-vjeçares, që u vetëvra më 2 Janar pasi iu publikuan foto denigruese në një profil të hapur me emrin e saj në TikTok, janë marrë në pyetje.
Advertisements
Ata kanë dëshmuar se kunati jetonte në emigrim në Greqi dhe vinte 2 herë në vit në familje.
Advertisements
Një prej vëllezërve, i pyetur nëse ka dijeni për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti ndaj motrës së tij, është përgjigjur: “Ai ashtu është”.
Nga ekspertiza mjekoligjore ka rezultuar se në trupin e 41-vjeçares me iniciale B.L., nuk ka pasur shenja dhune dhe se shkaku i vdekjes është helmimi.