Një ndarje tragjike nga jeta ka tronditur komunitetin durrsak këtu në Durrës, por edhe në vendin fqinjë Itali.
Advertisements
Ndarja e parakohshme nga jeta e Eugen Koçit, i ka tronditur të gjithë ata që e njihnin nga afër durrsakun, që prej rreth 20 vitesh jetonte në qytetin e Barit dhe punonte pranë agjencisë Blu Mare, filial i agjencisë së lundrimit Ventouris Ferries, në portin e vendit fqinjë.
Advertisements
Për të gjithë ata që e njihnin nga afër, lajmi i ndarjes nga jeta të Eugenit ka qenë tronditës dhe i pabesueshëm.
Kurdoherë i gatshëm për të ndihmuar këdo durrsak apo shqiptar, që do të udhëtonte me traget, shumëkush në Durrës e kujton Eugenin me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe motorin e pandashëm, me të cilin ndërmerrte ture të gjata udhëtimi nëpër Shqipëri apo vendet e rajonit, në periudhat e pushimit.
Për miqtë dhe shokët e një jete në Durrës, ndarja e tij nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë ka shkaktuar një tronditje të thellë.
Të shumta ishin mesazhet në rrjete sociale, ku shprehej dhimbja dhe keqardhja për këtë humbje që pakkush e priste.
“Ti ishe e do mbetesh gjithnjë miku më i mirë i të gjithë atyre që kanë pasur fatin të njohin shpirtin tënd të bukur, e që me atë qetësinë tënde, ishe pranë kujtdo që kishte nevoje për ty…! Edhe ikjen e bëre pa zhurmë, o shpirt njeriu…!”,
“Sa lajm i hidhur! Durrsaket kishin nje mik, qe i priste matane detit, duke i ndihmuar. U prehfsh ne paqe Eugen!”
“Ça na bëre mër djal, na coptove zemrën. Shumë shpejt , shumë shpejt ike. Të ndritë shpirti lart e të qeshur do të kujtojmë gjithnjë. RIP Eugen”.
“E pabesueshme, sa lajm i keq, sa i dhimbshem, sot jemi tronditur te gjithe, i paharruar qofte Eugeni, shoku i mire i te gjitheve. Qofte i parajses”.
Mes mesazheve të ngushëllimit shumë vijnë edhe nga miqtë e tij italianë, ata të cilët e njohën Eugenin gjatë viteve të qëndrimit dhe punës në vendin fqinjë.
“Buon viaggio amico mio, è stato un onore conoscerti e lavorare con te, non so cosa sia successo ,ma era ancora troppo presto non doveva succedere.ti ricorderò sempre sorridente. ciao Eugenio” (Udhëtim të mbarë miku im, ishte nder të të njihja dhe të punoja me ty. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por ishte shumë shpejt, nuk duhet të ndodhte. Do të të kujtoj gjithnjë duke buzëqeshur. Mirupafshim Eugen)
“È davvero un brutto momento…. Un amico sempre disponibile” (Është vërtet një moment shumë i keq… Një mik gjithnjë i gjindshëm)