Motra e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u vra nga kunati i tij Fatmir Tarellari, ka treguar se përdhunimin e vajzës së bashkëshortit nga i vëllai e ka mësuar vetëm pak ditë më parë
Advertisements
Njerka është shprehur se 18-vjeçarja, e cila është vajza e të shoqit nga martesa e parë, nuk i kishte treguar se 33-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të.
Advertisements
Gjithashtu, ajo u shpreh se vëllai i saj Erjon Pelivani ishte kujdesur të mbulonte veprimet e tij.
“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai ka arritur ti mbulojë aktet e tij. As vajza nuk më tha gjë. Kur bashkëshorti im e zbuloi, e vrau. Më mori dhe më tha ‘Të vrava vëllanë’”, thotë ajo e tronditur për Protothema.
Mëngjesin e djeshëm (9 Janar), vajza 18-vjeçare vendosi të fliste me të atin për tmerrin që përjetoi nga duart e 33-vjeçarit, duke treguar njëkohësisht se ai e shantazhonte me video dhe foto gjatë momentit të abuzimit për t’i mbyllur gojën.
50-vjeçari ka marrë pushkën e gjahut dhe me justifikimin se makina e tij kishte pësuar i ka kërkuar kunatit të tij të shkonte ta ndihmonte.
Ata janë takuar në rrugën provinciale Volou-Zagoras dhe pas një debati mes tyre, 50-vjeçari e ka ekzekutuar vëllain e gruas së dytë me një plumb në gjoks dhe më pas është dorëzuar në Polici.