“Më ka rr*hur gruaja”, burri shkon në polici pasi e shoqja e bëri për spital

by author

Një shtetas nga Kosova ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij e ka dhunuar.

Advertisements

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec.

Advertisements

Po ashtu në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË NGJASHME