Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024!

by author

Një përmbysje e madhe shihet në pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2024. Në vitin e ri, gjashtë shtete kryesojnë për vendin e parë, dhe në të njëjtën kohë ka progres në drejtim të lirisë së lëvizjes që ofron Evropa. Në vendin e pestë me pasaportat më të fuqishme është edhe vendi fqinj, Greqia.

Advertisements

Një analizë e të dhënave tregon se qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të sigurojnë hyrjen me ose pa vizë në 194 destinacione në mbarë botën, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Advertisements

19 vjet më pare, filloi Indeksi i Pasaportave Henley regjistrimi i lëvizjes së lirë të i udhëtarëve. Henley & Partners, me qendër në Londër, përdor të dhëna ekskluzivisht nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Japonia dhe Singapori kanë qenë në vendin e parë për pesë vitet e fundit, por top pesëshja e sapoformuar është një ‘fitore’ për Evropën.

Finlanda dhe Suedia janë të lidhura me Korenë e Jugut për vendin e dytë, me 193 destinacione lehtësisht të arritshme, ndërsa Austria, Danimarka, Irlanda dhe Holanda vijnë të tretat (me 192 destinacione).

Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e katërt, ndërsa Greqia, Malta dhe Zvicra janë në vendin e pestë. Australia dhe Zelanda e Re përmirësuan renditjen e tyre dhe tani janë në vendin e gjashtë së bashku me Republikën Çeke dhe Poloninë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, ndërkohë, janë të lidhura në vendin e shtatë, së bashku me Hungarinë, me akses pa viza në 188 destinacione. Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024 janë Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Singapor, Spanjë (194 destinacione) – Finlandë, Kore e Jugut, Suedi (193 destinacione).

TË NGJASHME