Fundjava më e ftohtë e janarit/ I ftohti polar “mbërthen Shqipërinë, ja sa zbresin temperaturat

by author

Tre ditët e fundit të kësaj jave do të jenë më të ftohtat e muajit janar.

Advertisements

Sinoptikanët parashikojnë që nga e premtja temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme për shkak të masave të ftohta polare që do të depërtojnë në vendin tonë.

Advertisements

Temperaturat presin të zbresin ndjeshëm për shkak të kësaj mase ajrore shumë të ftohë. Në zonat e e thella malore temperaturat do të shkojnë në -10 deri në -12 gradë, por vlerat e ulëta do të shënohen edhe ultësirën Perëndimore. Edhe në kryeqytet do të shënohen vlera negative

Thuajse në të gjithë vendin do të kemi ngrica. Fillimi i javës së ardhshme do t’i lërë vendin shiut dhe reshjeve të dëborës.

Pas datës 15 janar do të kemi një përmirësim të kushteve të motit dhe temperaturat do të jenë relativisht të ngrohta.

TË NGJASHME