E rëndë në Burrel, vritet me armë gjahu 52-vjeçari

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një 52-vjeçar është ekzekutuar me armë gjahu.

Advertisements

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se shtetasi I. M., rreth 63-vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52-vjeç.

Advertisements

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes, dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi:

“Mat/informacion paraprak

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

TË NGJASHME

Leave a Comment