Një rast i rëndë i dhunës në familje në Tiranë është ndaluar nga policia.
Advertisements
Siç informojnë uniformat blu në pranga ka rënë 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, ky i fundit ushtronte dhunë të rëndë psikologjike dhe fizike ndaj familjes së tij.
Advertisements
Në raportin e policisë shpjegohet se Zhaboli kishte arritur në “ekstrem” duke mbyllur në shtëpi nënën, gruan dhe vajzën e tij të mitur, duke mos i lejuar komunikimin me asnjë person të jashtëm.
Madje gratë survejoheshin me kamera në momentin që ky i fundit largohej nga shtëpia, për më tepër u shkëpuste dhe valët e telefonit, një pengmarrje në plot kuptimin e fjalës.
35-vjeçari ushtronte dhe dhunë të rëndë fizike, kryesisht ndaj gruas së tij.
Policia ka pritur sa ky i fundit të largohej nga banesa për të ndërhyrë.
Tiranë
Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.