Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloshi të Podgoricës mbrëmjen e djeshme, ku polici në pension M.D., 52 vjeç, vrau gruan e tij V.D. dhe djalin Gj.D. dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Advertisements
Tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, kanë thënë për “Vijesti” Departamenti i Policisë. Ish-polici ka vrarë me armë zjarri gruan dhe djalin e tij.
Advertisements
Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë, thuhet se M.D. ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa V.D. ishte edukatore.
“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, njofton Drejtoria e Policisë.
Ata shtojnë se sipas të dhënave që disponon aktualisht Drejtoria e Policisë, dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë “gjendja e akumuluar nga gjendja shëndetësore e një familjari, djalit të cilit ai vrau”.