Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet si një barishte e nënvlerësuar, pikërisht prej faktit se në të vërtetë, ai përmban shumë vlera shëndetësore.Konsumatori shqiptar mund të thuhet që ia ka njohur vlerat labotit të egër duke e përfshirë atë në gatime të ndryshme.
Advertisements
Në vendin tonë, laboti i egër rritet vetë, pranë bimëve të tjera, ndërkohë që në botë laboti kultivohet për farat e tij.Laboti është një nga barishtet më të kërkuara në tregun shqiptar dhe renditet në të njëjtën kategori me lëpjetën, pazinë, hithrat dhe lakrat e egra.
Advertisements
Laboti i egër ofron shumë të mira për organizmin e njeriut, të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:
Pastron gjakun
Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut.Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun.
Është i pasur me minerale të rëndësishme
Laboti i egër përmban shumë minerale të rëndësishme siç janë : kalciumi, hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe zinku.
Përmirëson oreksin
Dëshira për ushqim dhe nevoja për të ngrënë bazohen tek një proçes i natyrshëm dhe i nevojshëm siç është ruajtja e ekuilibrit të energjisë.Nëse vuani nga problemet me oreksin atëherë shtoni labotin e egër në ushqimin tuaj të përditshëm.Gjethet e labotit të egër mund të përdoren në sallata me domate, kripë dhe lëng limoni.
Përmirëson nivelet e hemoglobinës
Nivelet e hemoglobinës në gjak përmirësohen duke rritur dozën e ushqimeve të pasura me hekur.Përfshirja e hekurit në dietën tuaj është një mënyrë shumë e lehtë për të rritur prodhimin e hemoglobinës.Laboti i kuq përmban sasi të mira hekuri që e bëjnë atë ideale për të rritur hemoglobinën.
I pasur me aminoacide
Aminoacidet dhe proteinat konsiderohen si shtyllat e jetës.Organizmi ynë ka nevojë për këta dy elementë që të realizojë shpërbërjen e ushqimit, rritjen dhe zhvillimin, ripërtëritjen e indeve dhe funksioneve të tjera të trupit.Gjethet e labotit kanë një sasi domethënëse aminoacidesh, përkatësisht: tryptophan, phenylalanine, methonine, theonine, threonine, leucine, isoleucine dhe valine.
Përdorimet në mjekësinë popullore
Lëngu i gjetheve të labotit përdoret në mjekësinë popullore kundër paraziteve intestinalë.Nëse fëmijët tuaj vuajnë nga ky problem, atëherë duhet të konsumojnë labot të egër rregullisht për disa ditë.Si ta konsumoni: Merrni 10-15 ml lëng të gjetheve të labotit. Shtoni kripë deti dhe pijeni tre herë në ditë pas çdo vakti.Ruan shëndetin e sistemit tretës. Gjethet e labotit të egër janë ideale për mëlçinë, tëmthin dhe shpretkën.
Nëse dëshironi të ruani shëndetin e sistemit tretës, atëherë duhet të konsumoni 10 ml të lëngut të gjetheve të labotit të egër.Kundër gurëve në veshka. Laboti i egër ndihmon dhe funksionon kundër gurëve në veshka.Merrni gjethet, shtypini dhe grijini deri sa të nxjerrin lëng dhe merrni 10-15 mg në ditë me ose pa ujë
Efektet anësore të labotit të egër
Këto gjethe janë të pasura me acid oksalik dhe kanë tendencën të lidhen me kalciumin dhe ulin praninë e tij në organizëm.Për këtë arsye, laboti i egër nuk sugjerohet të konsumohet gjatë shtatzanisë.Farat e labotit të egër mund të shtypen dhe të bëhen pluhur pasi funksionon si maja’ bimore, rrjedhimisht për t’u përfshirë në përgatitjen e bukëve dhe petullave. Laboti i egër i ngjan spinaqit dhe mund të gatuhet apo konsumohet si i tillë. Kërkoni për labot të egër me gjethe dhe maja të buta të cilat janë të ngrënshme./AgroWeb.org