Në Top Channel kanë mbërritur disa foto të cilat tregojnë se t rafikantët pa patur asnjë lloj frike reklamojnë biznesin e tyre të t rafikut të njerëzve.
Advertisements
“Nesër Nisja për në Angli” “Kush është për rrugë sonte në Angli” “Si kalutë? A është kush për rrugë në Angli”
Advertisements
Këto janë reklamat e vendosura përmes të cilave trafikantët lidhen me ata të cilët duan të kalojnë ilegalisht për në Angli.Madje në një njërën prej tyre, trafikantët kanë publikuar edhe kamionin që përdorin për të fshehur njerëz drejt Britaninë e Madhe.
Policia angleze nga intervistimi personave të kapur ka mbërritur në përfundimin se sot çmimi për një person të t rafikuar shkon deri në 25.000 stërlina.Shumica e personave që synojnë emigrimin në Angli janë adoleshentë të cilët për të paguar borxhin e pagesës së t rafikimin kthehen në kontingjent k rimi duke punësuar në ato që njihen si shtëpi b ari.
Një ekspert i çështjeve bankare në kushtet e anonimatit i tha Top Channel se një portofoli pronave të paluajtshme të një agjencie financiare në Kukës, të lëna në formë kolaterali, sa vjen e shtohet, pas marrjes së kredive nga prindërit për të çuar fëmijët në Angli./TCH