Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.
Advertisements
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Belinda Balluku si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, veçoi ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet.
Advertisements
Ndërtimi i hekurudhës Tiranë – Prishtinë do të krijojë mundësinë që të gjithë aksesin që ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës.
Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës.
Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i përket tregtisë”, tha ministrja e Infrastrukturës.
Balluku tha se mbetet për t’u hapur gara për të pasur një kompani fituese për realizimin e projektit. Ministrja tha se parashikohet se hekurudha mund të përfundojë brenda një harku kohor prej 4 vitesh.