Mund të duket sikur ka ndonjë kleçkë që njerëzit nuk janë të interesuar, pasi veç pagës së mirë punohet katër ditë të javës, por mesa duket puna është tërësisht e pranueshme.
Advertisements
Kompania e kontrollit të trafikut ajror në Zelandën e Re po kërkon për kontrollues të tra fikut, detyra kryesore e të cilëve është të mbajnë aeroplanët të ndarë nga njëri-tjetri, si në ajër ashtu edhe në tokë.
Advertisements
Kërkesat për aplikim në fakt janë minimale; thjesht duhet të keni kaluar provimet e të mesmes dhe të jeni mbi 20-vjeç.Rroga fillon me 84,000 euro viti, por me kalimin e kohës, të punësuar mund të fitojnë edhe 180,000 euro në vit për pozicionin që mbajnë.Punonjësit për këtë punë punojnë kryesisht me turne që zgjasin 7.5 orë në katër ditë të javës.
Duke folur për “Stuff”, menaxheri Tim Boyle shpjegoi se deri më tani këtë pozicion e mbajnë më shumë se 10 kontrollues trafiku, por nuk ka aplikues të mjaftueshëm.
Sipas tij, mungesa e stafit është arsyeja sepse njerëzit nuk duan të punojnë në aeroportet e Zelandës së Re.
Kjo pasi ata që janë në punë duhet të punojnë edhe për ata që largohen.