Pas njëmbëdhjetë vitesh martesë një çift më në fund arriti të ketë një djalë. Por një ditë, drita e syve të tyre…

by author

Pas njëmbëdhjetë vitesh martesë një çift më në fund arriti të ketë një djalë. Ata ishin një çift i dashuruar dhe djali ishte drita e syve të tyre. Kur djali ishte rreth dy vjeç, një mëngjes bashkëshorti pa një shishe ilaçi të hapur.

Advertisements

Ai ishte vonë për punë dhe i tha të shoqes në nxitim e sipër të mbyllë atë shishe dhe ta vendosë diku mos ta prekë fëmija. Mamaja, e zënë me punë në guzhinë, harroi fare se çfarë i tha i shoqi. Djali e pa shishen dhe shkoi të luante me të. I mahnitur nga ngjyra e saj, e piu të gjithën. Ai ishte një ilaç mjekësor për të rritur dhe duhet të përdorej me doza të vogla.

Advertisements

Kur djali u rrëzua në tokë pa ndjenja, mamaja vrapoi dhe e dërgoi në spital menjëherë. Por fatkeqsisht ajo sasi ilaçi për djalin rezultoi fatale dhe ai ndërroi jetë. Mamaja ishte në shok. Ishte e tmerruar se si do të përballej me të shoqin, pasi ai e paralajmëroi dhe i tha ta mbyllte atë shishe.Kur babai i merakosur mbërriti në spital dhe pa djalin e tij të ‘vd ek ur’, shikoi të shoqen dhe shqiptoi vetëm katër fjalë.

Çfarë mendoni se ishin ato katër fjalë? I shoqi i tha vetëm “Zoti na dhëntë forcë!” dhe përqafoi të shoqen. Reagimi i tij është një sjellje që të jep forcë. Tashmë djali ka ndërruar jetë. Ai nuk mund të kthehet më. Nuk ka kuptim më të kërkosh fajin tek mamaja

Nga ana tjetër, nese ai nuk kishte kohë ta mbyllte shishen, thjesht mund të zgjaste dorën kur po largohej e ta kishte marrë shishen me vete, kjo nuk kërkon ndonjë kohë të madhe. Nëse do kishte vepruar kështu babai atëherë kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur. Ska kuptim më ti vësh fajin asaj apo ta mallkosh atë. Edhe ajo humbi djalin e saj të vetëm.

Ajo për të cilën kishte nevojë mamaja në ato momente ishte mbështetja. Kishte nevojë për dikë që ta ngushëllonte e ti jepte kurajo. Dhe ai këtë bëri. Nganjë herë ne harxhojmë kohë duke kërkuar fajin apo të kërkojmë përgjegjësin për diçka që ka ndodhur. Dhe mbi të gjitha, të falësh dikë që do, a nuk duhet të jetë gjëja më e lehtë për të bërë?

Vlerëso atë që ke. Mos shumëfisho dhimbjen, ankthin duke mos falur tjetrin. Nëse të gjithë do ta shikonin jetën me këtë perspektivë, do të kishte më pak probleme në botë. Largo zilinë, xhelozinë, mungesën e dëshirës për të falur, egoizmin dhe frikën dhe do të shikoni që gjërat nuk janë aq të vështira sa mendoni!./histori motivuese.com

TË NGJASHME