Një ankesë e pazakontë ka ardhur në redaksinë e gazetës “Shekulli. Banori i një kulle lukzose në afërsi të parkut të Liqenit Artificial të Tiranës tha se prej ditësh nuk ka mundësi të hyjë në apartamentin e blerë shtrenjtë, sepse kanë pl asur sërish tubacionet e ujërave të zeza.
Advertisements
“Kjo është hera e tretë që ndodh. Më e fundit ditën e Kurban Bajramit kur na prenë edhe ujin dhe nuk kishim mundësi as të hynim brenda nga era e rëndë”-deklaroi banori për gazetën “Shekulli”.
Advertisements
Sipas tij, shkak është diametri i vogël i tubacioneve të shkarkimit të ujërave të zeza të instaluar nga firma në kullë, edhe pse ajo është shumë e lartë dhe normalisht me shumë apartamente.
Ankesat pranë administratorit të pallatit dhe pronarit mjaft të njohur të kullës nuk kanë qenë zgjidhje, sepse tubacionet duhen ribërë nga e para, që përkthehet në kosto shtesë për firmën ndërtuese.
Banorët kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e bashkisë përmes ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, që të vënë një dispozicionin edhe autobotin e fekaleve,
por bashkia është shprehur se e ka të pamundur të ndihmojë të gjitha bizneset që kanë kërkesa të tilla, sepse nuk ka mjaftueshëm mjete.
“Unë e kam blerë 1780 euro metrin katror, kur kulla ishte pa përfunduar.
Aty vendosa gjithë kursimet e punës në emigracion dhe tani nuk po arrij as të futem brenda”-tha banori, që po mendon ta shesë apartamentin dhe të zhvendoset në një vend tjetër, ku të paktën nuk plasin tubacionet e m*tit.