Lajm i papritur për pashaportat shqiptare, do të bëjë t’ju shkëIqejnë sytë nga gëzimi

by author

Deputetja e PS, Ermonela Felja, ka prezantuar në Kuvend projektligjin për shtetësisë, ku ka bërë me dje se kushti 18 vjeç është hequr.

Advertisements

Kësisoj fëmijëve të cilët kanë të paktën nga një prind shqiptar, nuk do u duhet më të presin deri në moshën 18 vjeç për të marrë shtetësinë shqiptare.

Advertisements

Kurse për ata fëmijë apo shtetas që duan shtetësinë shqiptare, duhet të provojnë lidhjen deri në tre breza me paraardhës shqiptarë.

“Ligji për shtetësinë është natyrisht një ligj shumë i rëndësishëm. Fakti që ky ligj vjen në kuvendin e Shqipërisë shpreh seriozitetin e qeverisë shqiptare dhe kuvendit, që i dha formën përfundimtare këtij drafti. Çështjet e shtetësisë shqetësojnë jo vetëm shtetin shqiptarë, por dhe shumë vende të tjera.

Në hartimin e ligjit të ri vendi ynë reflektohen angazhimet ndërkombëtare, që shprehen në deklaratën universale për të drejtat e njeriut, për konventën e refugjatëve, konventën për pa shtetësinë, për shtetësinë që lidhet me gratë dhe fëmijët. Ligji për shtetësinë që ka vepruar sot, ka qenë në fuqi që prej kohës para kushtetutës që kemi sot, prandaj, sot është moment i rëndësishëm pasi ne na duhet të miratojmë e ti japim dritë jeshile.

Shtetësia përfaqëson lidhjen e qëndrueshme juridike të një shtetasi me shtetin e tij. Në rastin konkret, ne kemi parashikuar në mënyrë të hollësishme, si fitohet, si humbet dhe si mund të rifitohet. Shtetësia fitohet me lindje, dhe kur fëmija lind nga prindër shqiptar e merr automatikisht shtetësinë shqiptare, qoftë dhe nga një prind shqiptar, këtu duhet shtuar se mosha 18 vjeç nuk është më kufizues për fëmijët e lindur nga një prind shqiptarë.

Po ashtu për ata fëmijë apo shtetas që duan shtetësinë shqiptare, duhet të provojnë lidhjen deri në tre breza me paraardhës shqiptarë. Janë reduktuar afatet e fitimit të shtetësisë nga shtetasit e huaj, refugjatët dhe ato me mbrojtje plotësuese”, sqaroi deputetja e PS

TË NGJASHME