Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në Himarë, ku një skaf përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçare solli reagimin e personazheve të shumtë publikë. Skafi drejtohej nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, i cili po lëvizte në zonën ku po laheshin pushuesit.
Advertisements
“Shqipëria që nuk dua”, shkroi Arbana Osmani, nënë e dy fëmijëve, shoqëruar me një emoji zemre të thyer për lajmin e trishtë. Një reagim të ashpër bëri dhe moderatorja Klea Huta, e cila shkruante se duhet të merreni patjetër masa për “gangsterat”.
Advertisements
“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që e ka përplasur për vdekje një motorskaf. Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë.
Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, ka shkruar Klea Huta në Instastory.
Dhe moderatorja Einxhel Shkira reagoi ashpër për këtë ngjarje. “Kaq e rëndësishme është për ne të zaptojmë detin me këto lloj argëtimesh të panevojshme aty ku ka fëmijë, familjarë që duan dy ditë pushim të shkretët se mezi kanë mbledh lekët me ardh te ai deti që fluturoni me skafe ju??
Kaq e rëndësishme është për shtetin tonë të lejoj lundrimin e tyre të qefit në breg me njerëzit dhe pasi u bënë disa raste rradhazi??? Nëse s’keni mendere t’i bëni gjërat me standarte sigurie njësoj si bota atëherë boll i grisët brekët e reja me tangërlliqe që marrin jetë njerëzish!!!
Edhe sa aksidente të tjera me pasoja fatale duhet të ndodhin, që të merren masa? Shkofshi pas dielli me gjithë detin tonë të mirë, me gjithë shezllonat luksoze, me gjithë krudot e shampanjat që i tregojmë botës, kur s’po mbrojmë dot fëmijët as në breg të detit!!
Meritoni fjalë më të rënda por…kjo s’do e kthejë pas engjëllin që morët sot nga familja vet dhe s’e shëron dot plagën që ia keni hapur më të thellë se vetë deti… S’ka ngushëllim që mund t’i jepet asaj familje sot!!”, përfundoi Einxhel Shkira.
Gazetari Blendi Fevziu shkroi:
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare. Nuk do zgjohet ne mengjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thote “Naten e mire shpirt”. Nuk do ulen as bashke ne tavolinen e drekes dhe as do shohin TV. Nje familje eshte gjymtuar sot duke humbur engjellin e saj 7 vjecar.
Cdo njeri qe eshte prind, por edhe cdo qenie njerezore qe funksionon realisht si e tille e di se cfare dhimbje eshte kjo. Femija iku nga kjo bote, ate moment kur familja besonte se po i jepte asaj gezim. Po pushonin ne Shqiperi, ne atdhe, kthyer me gjase nga emigracioni.
Po i tregonin bukurite e vendlindjes se saj dhe me siguri ishin te lumtur qe po e benin kete. Deri ate moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prinderit e saj do mallkojne veten gjithe jeten qe zgjodhen ti bejne pushimet ne atdhe.
Nuk i di rrethanat e aksidentit Por e di qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin e bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive.
E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere. E bejne laca me zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg.
E bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene policet qe kane zbatuar ligjin si guake. E Bejne skafistet qe mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe femijet e vegjel me jeleke sigurimi.
Ka me dhjetra detaje te tilla, por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk jeton me. Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te gjithe me te. Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje. Dhe ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!
Aktori i humorit Florjan Binaj shprehet: “Sot një engjëll humbi jetën! Sot një familje përjetoi atë që asnjë familje nuk do të përjetojë…Sot çdo prind është i tronditur! Sot mund të kishte qenë edhe fëmija im, edhe fëmija juaj!
Sot çdo ditë e më shmë po shohim se si po degjenerohemi si shoqëri, si popullm ngaqë fryma antivlerë që po mbillet prej vitesh që e bën vrasjen-trimëri, vjedhjen-biznes, spiunllikun-talent, paaftësunë-art, kurvllikun-përvojë, sevilizmin-virtyt dhe të qenurit i drejtë- i shtrembër dhe budalla!
Jetojmë në kohën që kush ka lekë ka të drejtë dhe çdo gjë tjetër nuk kaq rëndësi… Ngushëllime familjes, u preftë në paqe zemra e vogël.”, shkroi Florjan Binaj.
Aurela Gaçe
Pa fjalë!
Si mund ti japësh ngushëllim një prindi në këtê rast kaq të dhimbshëm? Çfare fjalësh ngushëlluese mund ti thuash që ti lehtesojë dhimbjen? Të shkëputet jeta nga duart e tua sa hap e mbyll sytë. A ka zgjidhje ? Si mund të ndalohet të ndodhë kjo ?
Mund ti kishte ndodhur e njejta gjë edhe çiftit që pushonte ne breg, në hijen e çadrës. A mund të ketë fund kjo? Si mund të ndihemi të qetë në brigjet e vendit tonë pa patur frikë se gjithçka mund te ndodhë? Çfare rregullash duhet të ketë në breg?
Çfare bën bota, t’a bëjmë sa më pare, që nesër të mos jemi ne një nga viktimat e rradhës. I thua femijes, luaj në breg…..je aty ,e sheh se mos iken me larg, se mos mbytet, se mos, se mos…. por, me r paimagjinueshmja të ndodh para syve U prehsh në paqe ëngjëll i vogël.
Sot, të gjithë lotuam për ty . Si prind, e kam të pamundur t’a imaggjinoj dhimbjen e prindit tjeter. Ngushëllimet e mija më të sinqerta
Hygerta Sako
Rosela Gjylbegu
Ardit Gjebrea
Orgesa Zaimi
/abcnews.al