Zhdu kja pa gju rmë e Bleona Matës në Maj të vitit 2010 kur ishte vetëm 6 vjeç u shndërrua në një nga ngjarjet tro ndi tëse dhe më të komplikuara të zhdu kjes së një fëmije në Shqipëri. Gjithçka nisi pasditen
Advertisements
e 22 Majit në fshatin Zapod të Kukësit kur Bleona Mata kishte dalë në kullotë në një terren të vështirë. Atë pasdite Bleona nuk ka qenë vetëm, por e shoqëruar nga 5 vajza të cilat ishin të afërme të saj.
Advertisements
Sipas dëshmitareve të cilat ishin me Bleonën atë ditë, 6-vjeçarja ishte shprehur se do të ngjitej në kullotë ku ishte halla e saj.
Bleona ka mbërritur në kullotë, atje është pritur dhe është ushqyer nga halla e saj, Alketa. Sipas dëshmive, kjo e fundit është shkëputur e para nga grupi i vajzave dhe ka hyrë në thellësi të pyllit për të marrë bagëtitë nga kullota.
Të njëjtën gjë kanë bërë më pas edhe vajzat e tjera duke lënë vetëm Bleonën e vogël. Fati Bleona Matës e zhd ukur pa lënë gju rmë që prej 2010-ës vazhdon të mbetet ende mi ster. Koha e gjatë që ka kaluar duket se e bën edhe më të vështirë zbardhjen e këtij kri mi.
Të shumta kanë qenë pi stat e hetimit të ngritura në vazhdimësi përgjatë këtyre viteve. Dëshimia kryesore të çon në rrëmbimin e kësaj vajze, ndoshta për ta çuar fillimisht në Maqedoni, që është edhe pika më e afërt kufitare.
Nëna e Bleona Matës, Bukurie Veizi nuk ka ndalur në asnjë moment kërkimet për vajzën e saj duke bërë publike vazhdimisht detaje të reja lidhur me vendin se ku mund të ndodhet Bleona me shpresën se një ditë do ta takojë vajzën e saj. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për babain e saj, Zamir Mata, i cili jeton aktualisht në Itali dhe jo vetëm që nuk është i interesuar për rrëm bimin e vajzës së tij, por ka shkëputur lidhjet edhe me familjarët.
Një ngjarje e komplikuar dhe tro nditëse për të cilën ende sot nuk janë zbuluar gjurmë konkrete apo fizike duke e bërë një nga rastet më të vështira. Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj dhe gazetarja Odeta Dume ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për rastin e Bleona Matës dhe identikitin e ri që FBI ka krijuar.