Ngjarja e rende ku humbi jetën një vogëlushe 7 vjecarë se u godit nga skafi që drejtohej nga Arjan Tase ka shkaktuar mjaft reagimes mes qytetarëve, të cilët ndjehen çdo ditë edhe më të pasigurt në Shqipëri.
Advertisements
Një reagim në Facebook i gazetarit dhe aktivistit Artur Kurtallari, i cili flet mbi babëzinë tonë nëpër plazhe teksa shkojmë për të bërë pushime është duke bërë xhiron e rrjetit.
Advertisements
Ai shkruan se plazhet në botë nuk zihen me shezlonge siç bëhet këtu dhe skafet rrinë në porte dhe jo mes njerëzve, sic ndodh rëndom në bregdetin tonë.
“-Horri që ka privatizu plazhin: Nuk lejohet çadra këtu. As termusi. As shishja me ujë. As byreku. As fiqtë. Është plazhi im e ti shes unë!
-Po mirë mor…, gjyshi yt delfin ka qenë që qenka plazhi yt?! Në fotot poshtë keni perlën e plazheve në botë, Kroacinë. Nuk ka as shezlongë, as restorante, as skafe.
Ka njerëz që bëjnë plazh si njerëz. Shqiptari pabuks i do të gjitha në një vend aty te plazhi. Shezlongun, ba rin, bordellon, dashnoren, gruan, skafin, makinën. Nuk ka si të shesë tangërllëk ndryshe. Se është pabuks”, shkruan ndër të tjera aktivisti.