“Kam ardh me të pa o Enver Hoxha, na kanë mbyt LGTB-ja në Tiron, ti e ke dashur atdheun”

by author

Personazhi i njohur në rrjetet sociale si “Ujku i Shijakut” e ka shprehur gjithmonë publikisht pëlqimin ndaj ish-diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha.

Advertisements

Sot ai ka vizituar vªrret e Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës në varrezat e Sharrës, ku iu ka lënë dhe nga një buqetë me lule. “Ujku i Shijakut” e konsideron Enver Hoxhën si njeri patriot që e ka dashur atdheun dhe ka punuar për të, ndërsa sot sipas tij na mbytin LGBTI-ja, tradhtarët dhe servilat.

Advertisements

Ai i drejtohet Enver Hoxhës se nëse do ta shihte Shqipërinë se si e ka lënë dhe se si është bërë sot do të vinte duart në kokë. “Respekte nga ujku që e dua atdheun tim dhe të gjithë shqiptarët.

Sot kam ardhur tek vªrrezat e Sharrës me vizitu këtë burrë që e ka dasht atdheun, shokun Enver dhe nusen e vet Nexhmije Hoxhën, i pastë çu Zoti në xhenet. Iu kam sjellë nga një buqetë me lule me ju kujtu, se iu ka ardh një patriot Enver Hoxha që e do atdheun.

Kam ardh me të vizitu o shoku Enver se ti e ke dashur atdheun se na kanë mbyt LGTB-ja në Tiron, tronvestitët. Me bo me e pa Shqipërinë se e ke pas lonë dhe si është bërë ve dy duart në kokë.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, duhet të l ftojmë të gjithë së bashku, t’i mposhtim të gjithë këta tradhtarët që po na shesin Shqipërinë dita ditës. Që na e kanë ulur flamurin shqiptar në gjysmë-shtize, me LGBT e të gjitha me radhë, e tradhtar të kombit e servila e të gjithë. Ky ka qenë burrë që e ka dasht atdheun dhe ka punuar për këtë Shqipëri.

Më vjen keq sot që familjet dëshmore, familjet e internime nuk marrin asistencë. O shoku Enver, nuk merr asnjë familje asistencë. Edhe njerëzit që janë invalidë, se këta janë tradhtarë” shprehet “Ujku i Shijakut”

TË NGJASHME