Rezulton se rroga më e lartë e deklaruar në Shqipëri i përket një zyrtari të SHISH të bërë publike ditën e sotme.
Advertisements
Në 20 vendet e para rezultojnë persona me poste të larta hierarike në fusha të ndryshme të sektorit shtetëror dhe atij privat.
Advertisements
Ky personazh i cilësuar si anonim në databazën e publikuar ka një rrogë prej 58 074 817 lekësh të reja mujore. Ai mbetet si personazh pa informacion në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” me shënimin “E papërcaktuar”.
Sipas databazës, të punësuarit në këtë institucion shtetëror kanë rrogat më të larta në listën prej 637 mijë qytetarësh shqiptarë, ku 4 prej tyre variojnë me paga nga 4-9 milionë të reja në muaj, raporton TVA.