Biznesi në Shqipëri në krizë për staf, nuk gjejnë dot as sanitare: Kanë ikur në…

by author

Avni Nela ka disa furra buke në Tiranë. Ai e ka zgjeruar biznesin e tij edhe me një gamë të madhe të prodhimeve të brumit, përfshi disa lloje bukësh dhe ëmbëlsirash. Por të gjitha duan mjeshtri dhe mjeshtrit këto ditë janë me pikatore.

Advertisements

Zgjerimi i biznesit të tij po haset në vështirësi të mëdha sa i përket gjetjes së stafit.

Advertisements

“Unë në këtë moment po të kisha mundësi do të punësoja 20 persona. Kam nevojë nga të gjithë zanatat, pasticier, sanitare, montatoirë” u shpreh Avni Nela,

Sipas tij përgjatë viteve të fundit, një pjesë e stafit të tij, të rinjtë, kanë ikur jashtë, në kërkim të një jetese më të mirë.

“Kanë ikur jashtë, kërkojnë jetesë më të mirë pagesë më të mirë” u shpreh Avni Nela, sipërmarrës

Soni, një djalë i ri vetëm 21 vjec është mjeshtri i gatimit të bukës. Dita e tij e punës nis në orën 4 të mëngjesit, kur vjen në furrën e bukës, zë brumin, dhe në mëngjes prodhimet janë gati nëpër rafte. Ai qëndron në punë deri në orën 1 të mesditës, kur bën gati brumin dhe kujdeset për pjekjen e produkteve edhe për pasditen.

Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, Soni ende nuk mendon për emigracionin. Megjithatë ai thotë se pagat janë të vogla, e ndoshta në një të ardhme, kur të krijojë familje, do t’i duhet ta mendojë si mundësi.

“Unë punoj që prej moshës 15 vjecare dhe kam plot shokë të mi që kanë ikur. Jo të gjithëve u ka ecur mbarë, unë ende nuk e kam emnduar si mudësi. Por pagat janë të vogla, nëse do të kesh një familje për të mbajtur ajo nuk të del” u shpreh i riu.

Sipërmarrësi i Sonit, thotë se nuk do të zgjidhte në asnjë moment që në biznesin e tij të punësonte të huaj.

I ndërgjegjeshëm, ai e shikon situatën si një këmbanë alarmi edhe për vetë biznesin, i cili duhet të rrisë pagat dhe ti stimulojë më shumë punonjësit që kanë.

“Nuk do të merrja asnjëherë punonjës të huaj në ndërmarrjen time, ata nuk e dinë gjuhën tonë, nuk i dinë zakonet tona. Dhe sa ata të mësojnë dhe të njohim njëri-tjetrin më kushton më shumë se sa një punëtor shqiptar. Por edhe ne bizneset kemi faj për këtë situatë. Edhe ne duhet ti rrisim pagat dhe ti stimulojmë që të kemi atë stafin tonë të përhershëm”, u shpreh Avni Nela, sipërmarrës.

TË NGJASHME