Doktoresha shqiptare na habiti të gjithëve: Vjehrra e vërtetë nuk ia thotë kurrë këtë fjalë nuses së saj!

by author

Mjekja e njohur pediatre ka postuar ne profilin e saj ne rrjetet sociale nje keshille per vjerrat apo gjyshet se si duhet te sillen me nipat dhe mbesat e tyre si dhe me nuset e tyre. Cili eshte roli dhe detyra e gjyshes sipas saj

Advertisements

Nga Lira Gjika/ Cili është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet t’i rrisin prindërit e tyre. Gjyshja duhet të ndihmojë të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.

Advertisements

Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.

Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta dëmt0sh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, do përkujdesem un. Kjo mënyrë është vetëm e dë`mshme, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re.

Fëmija do të rritet nga nëna e tij, sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe be.simi për jetën, që bën të mundur, një jetë sa më pak prob.le.ma.tike në të ardhmen.

Nëna e re do të humbasë kohën e çmuar, pasi fëmija nuk ka kohë të humbë kur vjen në këtë jetë. Duhet të ndërtojë marrëdhënien me nënën, për të ndërtuar sigurinë e besimin, por nëna e re nuk është gati, sepse është e tre`mbur.

Këtu duhet ndihma e gjyshes, të mos e lerë vetëm nënën e re dhe ta inkurajojë. Të nxitë babanë të jetë pjesë e rritjes së fëmijës së tij së bashku me gruan e tij, nënën e re. Kjo është detyra e gjyshes, dhe jo të pretendojë rritjen e fëmijës

TË NGJASHME