A do rikthehet i nxehti afrikan në gusht? Flet Hakil Osmani

by author

Meteorologu Hakil Osmani ishte i ftuar këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku bëri një parashikim të shkurtër të motit për muajin gusht.

Advertisements

Ai tha se nuk do të kemi më valë të të nxehtit aq të gjata sa I patëm në muajin korrik, ai tha se mund të ketë valë të të nxehtit por nuk do arrijmë në ato shifra aq të larta.

Advertisements

Osmani bëri edhe një parashikim për motin gjatë javës, ku tha se do të mbizotërojë moti i kthjellët, por në fundjavë do kemi vranësira e madje priten edhe reshje shiu.

“Në fakt deri ditën e premte do kemi një mot të qendrueshëm. Pritet të kemi maksimume që të shkojnë deri në vlerat 37 apo në disa zona deri në 40. Sa i takon pjesës tjetër të gushtit nuk përjashtohet mundësia e goditjeve të valëve të të nxehtit. Në momente që territori shqiptar goditetet nga këto valë të të nxehtit temperaturat shkojnë në vlerat 40-41 gradë Celsius.

Për fat të mirë nuk kemi ende sinjale që do kemi valë të të nxehtit. Sigurisht që pjesa e dytë e muajt Gusht mund të sjellë prezente valë të të nxehtit të cilat nuk pritet të jenë si kjo valë që zgjati shumë në territorin shqiptarë. Pritet që këto valë në muajin gusht të zgjasë deri në një javë. Nëse flasim për këtë javë, do kemi mot me kthjellime shumë pak do jenë prezente vranësirat. Ka mundësi që gjatë fundjavës të kemi shtim të vranësirave e mund të kemi edhe reshje shiu në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore”,-tha Hakil Osmani.

TË NGJASHME